SBASHK-u padit MASHT-in për vendimin për kompensimin e orëve
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 04 March 2019
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padi ndaj vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, shkruan inFokus.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se përmes kësaj padie kanë kërkuar pezullimin e vendimit, pasi siç konsideron ai është vendim që nuk bazohet në ligj.
“Këtë aktpadi po e bëjmë nga fakti që konsiderojmë se vendimi i tij nuk është bazuar në asnjë ligj dhe as në ligjin e grevave. SBASHK-u me dokumentin që e dorëzoi ka kërkuar nga gjykata gjegjëse fillimisht të pezullojë vendimin e ministrit Bytyqi e më pastaj të marr vendim meritor në bazë të argumenteve që ne i shtruam dhe në bazë të ligjeve të grevave… Konsiderojmë që kemi të drejtë duke u bazuar në ligjin për greva i cili nuk obligon askënd të që me rastin e grevave të kompensojë orët e humbura”, ka thënë Jasharaj.
Ai po ashtu ka apeluar tek Drejtoritë komunale të Arsimit të mos e zbatojnë këtë vendim të MASHT-it, derisa drejtësia të jap verdiktin meritor.
Jasharaj thotë se nuk kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bytyqi, por kërkojnë bashkëpunim më të mirë për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës.
Jasharaj: Nuk e kemi kërkuar dorëheqjen sepse është fushë politike
“Jo nuk kemi kërkuar se do të dilnim në fushë politike, por unë po them ministri Bytyqi duhet me tepër të bashkëpunoj me SBASHK-un sepse u pa që ne jemi zëri i mësimdhënësve të Kosovës , ne punojmë me të dhe angazhohemi që të realizojmë kërkesat e tyre. Greva është legjitime dhe shumë më mirë do të ishte që bashkë me ne t’i dorëzohemi mësimdhënësve me një apel dhe lutje që t’i shqyrtojnë mundësitë për t’i kompensuar orët e jo të jepen urdhra jo të drejta dhe që nuk janë ligjore”, tha Jasharaj.
Kujtojmë që tërë sistemi arsimor në Kosovë kanë mbajtur grevë për më shumë se tre javë me kërkesën për rritje pagash.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me vendim që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen duke mbajtur mësim gjatë pushimit pranveror, si dhe të mbahet procesi mësimor gjatë të shtunave.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...