Lajme

SBASHK-u në grevë sa herë që sillet çështja e Demarkacionit?

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 12 March 2018

Një marrëveshje e premtuar për SBASHK-un në kohë fushatash nga koalicioni qeveritar, e cila deri më tani nuk u zbatua nga këta të fundit, po të rezulton me grevë nëpër të gjitha shkollat në Kosovë.

Kjo grevë përkundër që po mbrohet nga këshilli grevist dhe kryetarit të sindikatës së arsimit, ka marrë kritika goxha të ashpra duke u thënë se po keqpërdorën interesat e nxënësit.

Dhe jo vetëm kaq, mirëpo SBASHK-u po kritikohet se po ndërmerr veprime sindikale sa herë që po sillet çështja e demarkacionit në Kuvend.

-Advertisement-

Ndonëse mund të jenë të rastësishme, por pakënaqësitë e para që u shprehen me grevë ishin nga mesi i shkurtit, pikërisht në kohën kur në kuvend u sollën çështje të rëndësishme politike, siç është tema e demarkacionit.

Ndërsa greva e dyte e cila po vazhdon të mbahet, është pikërisht në këto ditë kur demarkacioni është paralajmëruar se po të sillet përsëri në kuvend.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka mohuar deklaratat të cilat thonë se SBASHK-u po bënë presion me grevë pikërisht në kohën kur Qeveria ka çështje të rëndësishme politike për të shqyrtuar, duke thënë se ata janë kundër veprimeve të tilla.

“Këto akuza nuk janë aspak të vërteta ngase ne edhe në të kaluarën kemi dëshmuar se këto akuza nuk qëndrojnë. Ne në raste kur politika në Kosova është përballur me çështje të vështira, në të shumtën e rasteve në i kemi shtyre veprimet tona sindikale. Edhe tani themi se në rast se do të sillen çështje të vështira për politikën tonë, ne natyrisht që do të tregojmë mirëkuptim”, ka thënë Jashari./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera