Lajme

SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i nënshkruani kontratat e reja

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 24 September 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të mos i nënshkruajnë kontratat e reja.

Sipas SBAShK-ut, ditëve të fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, përkundër që sipas tyre, mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar”.

-Advertisement-

“Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Tutje, SBAShK-u tha se apelon te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar, të mos i nënshkruajnë versionet e kontratave të punës, pavarësisht, sipas tyre, presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera