SBASHK-u me reagim të ashpër: Edhe kjo sfidë do të kalojë dhe mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 18 September 2022
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po do dialog për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve.
SBASHK-u i ka bërë thirrje Qeverisë për dialog për të dalë nga kjo situatë.
“Dëshmi e demokracisë në SBASHK karshi presioneve të Qeverisë. SBASHK-u ishte dhe mbetet sindikatë e atyre që e kanë lirinë e plotë të mendimit dhe të votës së lirë. I kthyer në kujtesën e ngjarjeve të shënuara e filmuara nga mediet, ky realitet dëshmon se greva kishte edhe në Qeveritë e kaluara në Kosovën e pasluftës, por kurrë nuk kishte goditje të ulëta e të turrit të militantëve partiakë me sharje, përbuzje e linçime siç po ndodh tani e sa kohë nga Qeveria e telallët e saj”.
“Qeveria Kurti nuk do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve, kërkesa këto të prezantuara e të mohuara e të injoruara tani e sa muaj, por do rrugëtimin e vetë të përbuzjes, nënçmimit, linçimit përmes deklaratave, që pastaj shumëfishohen e pasurohen nga militantë nëpër facebook”.
“Ikje nga dialogu me sindikatat, që pushteti do t’i shoh të shuara, e vizitat nëpër komuna me dhembje të rrejshme për situatën dhe për fëmijët që nuk janë në shkollë e për qytetarë që nuk po mund të marrin një dokument në komunë janë rrugëtim i gabuar i qeverisë. Në vend të kësaj duhet dialogu i sinqertë e në prani të medieve të nderuara për të dalë nga kjo situatë. Por, mbase kjo situatë po i konvenon Kurtit dhe qeverisë së tij. Një kryeministër që vërtetë e do vendin e tij kurrë nuk do t’i nënshtrohej tekave të tij, që në vend të debatit e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve, të merrte një fjali e të përqeshte atë që shkoi në takim bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Grevist e që kishin qëllimin më të mirë që të debatohej sinqerisht dhe që të arrihej te marrëveshja e pranueshme”.
“Duke parë gjithë këtë luftë kundër zërit sindikal të anëtarësisë e duke demantuar me fakte e argumente se as SBASHK e as Sindikata e shërbyesve civilë nuk kanë vepruar kurrë e as nuk veprojnë si qeveria tani me shantazhe e kërcënime ndaj grevistëve, po respektojnë vullnetin dhe zërin e anëtarësisë e për ta lehtësuar plagën në shpirtrat e një numri të vogël të anëtarësisë, që nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve po ndahen nga mijëra e mijëra kolegë grevistë dolëm dhe e treguam publikisht se SBASHK ka frymuar dhe vazhdon të frymojë lirshëm dhe se ishte dhe mbetet shembull i shkëlqyer i demokracisë. Mbetet i tillë edhe tani karshi presioneve të papara të Qeverisë e një pjese të fansave të saj, që kanë humbur njerëzoren dhe krenarinë e traditën e kombit tonë”.
SBASHKU-ka kritikuar edhe kolegët që u larguan nga greva.
“Ju numri tepër i vogël i kolegeve e kolegëve tanë që po ia bëni qejfin pushtetarëve sot është zgjedhje e lirë juaja, por kolegët tuaj në kohë të tjera kur qeverisnin partitë që ata i kishin votuar, qëndronin të pa luhatur në grevat e tyre për të realizuar kërkesat legjitime e duke ruajtur unitetin me moton Bashkë e në SBASHK. Mijëra të punësuar në arsim që nga çerdhet e deri në universitete dhe ata në shërbimet publike vazhdojnë të qëndrojnë dinjitetshëm në grevën, që nuk e deshën, por erdhën deri te ajo pasi që qeveria injoroi e po injoron dialogun serioz dhe kërkesat e tyre. Qeveria me angazhime konkrete e vendime të pranueshme për të dy palët duhet të dëshmohet se është e shqetësuar vërtetë për gjendjen e krijuar. Ajo, në vend të kësaj, vazhdon me presionet ndaj grevistëve dhe tregon se qëllimi i saj, sikur është, futja e përçarjes dhe ngulfatja e zërit sindikal. Këtë askush nuk e ka arritur deri tani e nuk do ta arrij dot as kjo qeveri”.
“Edhe kjo sfidë do të kalojë dhe mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi”.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...






























