SBASHK-u letër kryeministrit Kurti: Qasja e juaj ndaj sindikatave dhe tendenca që të ndikoni se kush duhet t’i udhëheqë është e gabuar
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 23 December 2021
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike.
Në letrën e SBASHK-ut drejtuar Kurtit thuhet se kanë kuptuar nga Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU) se kryeministri i është përgjigjur shkresës së tyre.
Më tej thuhet se SBASHK-u i rikujton kryeministrit Kurti se qasja e tij ndaj sindikatave dhe tendenca që të ndikojë se kush duhet e kush jo t’i udhëheqë ato është e gabuar.
Lexoni të plotë letrën e SBASHK-ut:
Pyetje publike për Kryeministrin e Kosovës
Pse kështu Kryeministër Kurti ?
I nderuar Kryeministër Kurti mora një informatë nga Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU) se ju i jeni përgjigjur shkresës së tyre që të kanë dërguar më 9 dhjetor 2021.
Na erdhi keq kur kuptuam se ata janë të indinjuar e shumë të pakënaqur me ato që u ke thënë dhe prandaj duke parë se Ju vazhdoni të keni qasje të gabuar për sindikatat dhe tentoni të ndikoni në zgjedhjen e udhëheqjes në SBASHK dhe Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë, kryetari i ETUCE Larry Flanagan, drejtorja evropiane e ETUCE-së Susan Flocken dhe sekretari i përgjithshëm i EPSU Jan Willem Goudriaan kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke i dërguar letër Komisionerit të Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit që ai të ngrit këtë çështje dhe të marr hapa konkret bazuar në kompetencat që ka.
I nderuari Kryeministër Kurti po ju kujtoj edhe një herë se qasja juaj ndaj sindikatave dhe tendenca që të ndikosh se kush duhet e kush jo t’i udhëheq ato është e gabuar. Nuk qëndron vlerësimi juaj dhe për këtë nuk ke as edhe një argument, kur u paske deklaruar me shkrim zotërinjve Flanagan e Gourdiaan dhe znj. Flocken se deklaratat tuaja për ndryshime në drejtimin e sindikatave nuk duhet të perceptohen në asnjë mënyrë si kërcënim ndaj pavarësisë së atyre sindikatave.
U paske shkruar edhe se këta të fundit mund dhe duhet të zgjedhin gjithmonë udhëheqjen e tyre në zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Por se drejtuesit aktual të këtyre sindikatave nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë demokratik të anëtarëve të tyre, përkundrazi, ato u instaluan nga qeveritë e korruptuara, neoliberale të së kaluarës.
I nderuar Kryeministër vazhdo të mendosh e të deklarosh çfarë të duash, por e vërteta të demanton në këtë që keni thënë. Viti 2017 ishte vit i zgjedhjeve në SBASHK dhe ato ishin zhvilluar në të gjitha nivelet sindikale me transparencë e duke respektuar Statutin e SBASHK- ut.
Kongresi i mbajtur më 24 shkurt 2018 kishte zhvilluar punimet në prani të medieve dhe me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve ndërkombëtarë dhe ata kishin parë nga afër se kryetari Jasharaj nuk u instalua nga dikush, por u zgjodh me votën e lirë e të fshehtë të delegatëve të Kongresit dhe ka besimin e plotë të të gjithë anëtarësisë.
Edhe viti 2021 ishte vit zgjedhor dhe ky aktivitet po i afrohet fundit duke zgjedhur organet udhëheqëse që nga shoqatat e shumta sindikale në çerdhe, Arsimin Parauniversitar, në Universitete dhe në institucione të kulturës.
Kongresi i radhës do të mbahet më 2 prill 2022 dhe prapë në prani të medieve e me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve nga sindikatat mike dhe me përfaqësuesve të lartë të EUCE delegatët me votën e lirë e të fshehtë e në garën mes dy a më shumë kandidatëve do të vendosin se kush do t’i udhëheq në mandatin e radhës dhe i pëlqeu dikujt ajo, njëri nga kandidat serioz edhe për një mandat jam unë Rrahman Jasharaj.
Kryeministër Kurti ta lëmë në vullnetin e anëtarësisë e përmes delegatëve të zgjedhur nga ata të vendoset për kryetarin e ri të SBASHK-ut sepse këtë vullnet nuk mund të ndryshojë e mohoj askush, pra as ju si Kryeministër, apo dikush tjetër nga institucionet e Kosovës.
Kryeministër të ruhemi sidomos në komunikim me ndërkombëtarët që të mos deklarojmë e të mos shkruajmë gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe për të cilat nuk kemi as edhe një argument.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...