SBASHK-u kërkon mbështetjen e AAK-së dhe PDK-së për skemat pensionale

Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 25 September 2024
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës njofton se me qëllim që të informojë shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe për të kërkuar mbështetjen e deputetëve nga këto subjekte politike kanë takuar përfaqësuesit e tyre.
SBASHK-u bënë tëditur sepas takimit me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV- së, Mimoza Kusari Lila, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur takime të ndara edhe me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri.
“Edhe në këto dy takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe Abelart Tahiri lidhur me arsyen e kësaj nisme legjislative me qytetarë, për angazhimet e deritashme dhe për aktivitetet që do të bëhen deri te momenti i dorëzimit të mijëra nënshkrimeve në mënyrë solemne te kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, që do të bëhet në fillim të javës së ardhme”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Gjithashtu bëhet e ditur se përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar edhe në këto takime që deputetët e këtyre dy subjekteve politike ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248.
Sipas zyrës për informim të SBASHK-ut, shefat e këtyre dy Grupeve Parlamentare kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë aktivitet dhe janë shprehur të bindur se deputetët e Parlamentit të Kosovës do ta mbështesin dhe do ta votojnë këtë Projektligj, që është nismë legjislative nga qytetarët.

Të tjera
-
Nga Kuvendi në pishinë – Albin Kurti e bën ‘sefte’ gurthemelin në Podujevë
Teksa vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe politike, kryeministri...
-
“S’mund të regjistrohet automjeti pa shlyer të gjitha gjobat” – DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me Nenin 89, p...
-
Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë
Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të ...
-
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sul*mon një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë ir...
-
KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar rap...
-
Sul*mi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar”
Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin...
-
Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, ...
-
Zja*rr në një trafo në Bresje të Fushë Kosovës
Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovë...
-
Kurti i quajti nomadë, Kadrijaj: S’i ka mbetur gjë tjetër veç të shajë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili mban pozitën e deputetit...
-
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolid...
-
“Nëse Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin, a shkoni” – Kurti ua kthen shpinën shpejt gazetarëve, s’do pyetje
Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjig...
-
Shkon në 89 numri i të plag*osurve nga sul*mi iranian në spitalin izraelit
Numri i personave të plagosur në valën e fundit të sulmeve ndaj Izraelit nga ...