Lajme

SBASHK-u kërcënon me greva në shtator

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 13 August 2018

Arsimi mund të futet në grevë në muajin shtator nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve ‘90.

Këtë paralajmërim e ka dhënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, shkruan sot Koha Ditore.

Sesioni vjeshtor i Kuvendit do të nisë punën në javën e dytë të shtatorit. Sindikata po pret që posa të kthehen deputetët në Kuvend ta kenë para vetes shqyrtimin në lexim të dytë të projektligjit.

-Advertisement-

Por nga Komisioni parlamentar për arsim kanë bërë të ditur se para fundit të muajit tetor nuk ka gjasa të shqyrtohet Projektligji dhe t’i dërgohet Kuvendit.

Në maj të këtij viti deputetët e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve ‘90. Pas këtij miratimi Projektligji ka marrë kritika të shumta nga ekspertët ndërkombëtarë, por edhe nga Ministria e Financave për shkak të kostos së lartë financiare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera