SBASHK-u fton një rast në gjykatë për arsimtarët pensionistë
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 19 Qershor 2017
Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës njofton se ka fituar një rast në Gjykatë që ka të bëjë me pagat e arsimtarëve të pensionuar.
Sipas SBASHK-ut Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e SBASHK-ut ku ka fituar në gjykatë betejën e parë me komunat dhe të 13 anëtarët e e pensionuar të kësaj sindikate do të marrin vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave në emër të pagave përcjellëse me rastin e pensionimit.
“SBASHK-u kishte provuar që përmes takimeve e me dialog me institucionet e pushtetit lokal të realizojë të drejtën e garantuar në nenin 36 të Kontratës Kolektive për të punësuarit në arsim, që janë anëtarë të SBASHK, që me rastin e pensionimit të gëzojnë shpërblimet jubilare dhe tri pagat me rastin e pensionimit . Qeveritë komunale kishin hezituar ta kryenin këtë obligim dhe prandaj SBASHK-u kishte grumbulluar dokumentacionin e duhur për anëtarët e vetë të pensionuar në vitet 2015 e 2016 dhe kishte ngritur padi në gjykatat gjegjëse në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.
E para ka nisur procedurën dhe ka mbajtur dy seanca lidhur me padinë e SBASHK-ut ndaj komunave Dega në Vushtrri e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
“Kjo gjykatë pasi ka dëgjuar mbrojtjen e SBASHK-ut dhe ka administruar provat ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e SBASHK-ut . Në këtë mënyrë SBASHK-u fitoi në gjykatë betejën e parë me komunat dhe të 13 anëtarët e pensionuar të kësaj sindikate do të marrin vlerën e 3 pagave në emër të shpërblimit jubilar dhe vlerën e 3 pagave në emër të pagave përcjellëse me rastin e pensionimit.
SBASHK-u pret që shumë shpejtë edhe gjykatat nëpër komunat tjera të nisin me seancat dhe me procedurën e dëgjimit të palëve dhe të administrimit të provave në mënyrë që gjithë anëtarët e kësaj sindikate të pensionuar në vitet 2015 e 2016 të marrin shumën e 6 pagave , ashtu si ua garanton Kontrata Kolektive e nënshkruar nga SBASHK dhe MASHT”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































