Lajme

SBASHK-u bën pazar me orët e humbura, kushtëzon kompensimin

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 03 April 2019

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) e ka vënë një kusht për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës 15- ditëshe në arsim.

Kushti është që deputetët të mbledhin nënshkrimet e duhura për ta ndryshuar Ligjin për paga dhe ta barazojnë koeficientin e mësimdhënësve me koeficientin e arsimtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Aktualisht mësimdhënësit kanë koeficientin 2.3, derisa arsimtarët 2.45, që në pagë i bie 35 euro më shumë për këta të fundit.

Idenë për ndryshimin e ligjit drejtuesit e SBASHK-ut e kanë paraqitur të martën gjatë një takimi që e kanë zhvilluar me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi. Ministri kërkesën e SBASHK-ut për ndryshim të ligjit dhe zëvendësimin e orëve i ka quajtur çështje të ndara, derisa ka kërkuar zbatimin e vendimit të tij për kompensimin e orëve të humbura.

-Advertisement-

Në takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për zëvendësimin e orëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera