Lajme

SBASHK tregon se a do të fillojë mësimi në shtator

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 18 August 2018

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në shtator ka paralajmëruar hyrjen në grevë nëse nuk aprovohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta dhe nëse nuk ndryshohet projektligji për pagat e mësimdhënësve.

Njohës të çështjeve të arsimit thonë se grevat nuk janë zgjidhje dhe SBASHK-u duhet të ketë kërkesa të qarta dhe që mund të realizohen nga buxheti i shtetit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën, se nëse pas fillimit të punës në Kuvendin e Kosovës nuk do të kalojë projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve 90-ta dhe ndryshimi i ligjit për pagat ku mësimdhënësit janë vendosur në pozitë degraduese, atëherë në shtator sistemi arsimor do hyjë në grevë.

-Advertisement-

“Kemi telashe dhe përplasje edhe me ligjin për pagat, ku përsëri sistemi arsimor ishte vënë në një pozitë degraduese dhe të ulët. Nëse këto nuk ndodhin atëherë SBASHK-u nuk ka zgjidhje tjetër.
Fatkeqësisht nëse këto dy gjëra nuk realizohen ashtu siç kërkohet, atëherë në shtator do të kemi veprime sindikale.”

Ndërkaq, eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se grevat nuk duhet të shihen si zgjidhje e kërkesave të sistemit arsimor dhe kërkesat e SBASHK-ut duhet të jenë reale.

Sa i përket ligjit për pagat e mësimdhënësve duhet të japin propozime konkrete se ku duhet të klasifikohen sipas përgatitjes profesionale, theksoi Pupovci.
“ Kërcënimi me grevë nuk është zgjidhje, por është zgjidhje të kërkohen mundësitë reale për aprovimin e projektligjit siç është ai për të japin propozime konkrete se ku mendojnë ata që duhet të jenë dhe t’i mbrojnë ato në strukturat përkatëse, varësisht aty ku është ligji duke u shqyrtuar.”

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta kërkon një kosto të lartë buxhetore dhe për ketë arsye është kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Ministria e Financave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera