SBAShK: Të bashkohemi në shërbim të arsimit dhe përparimit të shtetit
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 04 September 2017
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ka apeluar edhe te deputetët dhe liderëve të subjekteve politike që të kenë kujdes fjalorin në paraqitjet publike dhe në rrjetet sociale, pasi me fjalorin e rënd e banal po ndikojnë edhe në keq edukimin e brezave të ri.
SBASHK-u thotë se sot kur në të gjitha institucionet e Arsimit Parauniversitar të Kosovës po fillon një betejë e re e me plot sfida për arritjen e diturive të reja dhe për edukimin e arsimimin sa më cilësor të brezave është momenti kur, krahas urimeve, duhet dërguar një mesazh e apel të qartë drejtë mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe liderëve e subjekteve politike të nivelit lokal e qendror që të gjithë e bashkë të jemi në shërbim të arsimit dhe përparimit të shtetit të Kosovës.
“As mësuesi, as prindi, as nxënësi e as kushdo tjetër nuk mund të dalë fitues i vetëm karshi sfidave dhe kërkesave të kohës për arsimim sa më cilësor e për dije të shekullit 21. Misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit nuk mund ta realizojmë as duke u kritikuar e fyer pa fakte, por duke u bashkuar në frontin e përbashkët e me qëllimin e përbashkët e të sinqertë për arritje edhe më të mëdha në tërë sistemin arsimor të Kosovës. SBASHK-u duke drejtuar këtë apel publik dhe këtë urim për një vit të mbarë shkollor u drejtohet edhe deputetëve e liderëve të subjekteve politike që të kenë kujdes fjalorin në paraqitjet publike dhe në rrjetet sociale . T
Të kenë kujdes edhe në sjelljet e tyre publike dhe në Parlamentin e Kosovës sepse , jo pak nga ata , me paraqitje e fjalor që nuk përkon me figurën e të zgjedhurit dhe përfaqësuesit të popullit , po krijojnë ndjenjën e mungesës së një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës dhe po ndikojnë me fjalorin e rënd e banal edhe në keq edukimin e brezave të ri. Ata në takime të mbyllura le të sjelljen e le të shprehen si të duan është çështje e kulturës së tyre, por në paraqitjet publike duhet të kenë kujdes sepse populli dhe rina jonë në veçanti i kanë sytë në ta”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut. Sipas tyre, obligim i përfaqësuesve të popullit është të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të arsimit e sektorëve të tjerë dhe jo të bëjnë gara se kush e ka fjalorin më ofendues e më banal.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...