SBASHK sot në takim të jashtëzakonshëm
Autori: Gazeta inFokus
06:59 | 12 November 2021
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), sot do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve.
Në këtë takim do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një deklaratë ka thënë se deri tani nuk janë plotësuar kërkesat tyre, prandaj do të diskutohet për veprimet që do të ndërmarrin.
“Të premten kemi takim me të gjithë kryetarët sindikal të komunave, të cilët do të flasin në emër të punëtorëve të arsimit të komunave të tyre, do ta kemi edhe kryetarin e universiteteve të sindikatës tonë. Unë do të raportoj së çfarë kemi bërë sa jemi angazhuar dhe do t’i informojë se edhe përkundër angazhimeve tona, ende nuk kemi ndonjë argument se çfarë po ndodhë me Ligjin e Pagave. Edhe pse nga kryeministria po deklarojnë se janë duke punuar në heqjen e defekteve që i ka dhënë Kushtetuesja në Ligjin e Pagave, por ne nuk kemi asgjë konkrete.Unë do të raportoj se komunikimi me Ministrinë e Arsimit është në nivel por ministrja Nagavci dhe kabineti i saj nuk kanë kapacitete buxhetore, autorizime që të thonë diçka më shumë për Ligjin e Pagave dhe kërkesat tjera”, ka potencuar ai.
Jasharaj tha se pas vizitës që ka bërë në komunat e Kosovës, ka propozuar që në janar të shkohet në greva dhe të bllokohet i tërë sistemi arsimor.
“Unë pasi kam vizituar komunat kam paralajmëruar se në janar mund të kemi greva sikur ishin dikur, duke u bllokuar i tërë sistemi arsimor. Dhe, kryetarët nesër kanë të drejtë të përcjellin çfarë po thonë anëtarësia dhe bashkërisht të marrin vendim se çfarë do të bëjnë tutje”, potencoi ai.
Megjithatë, Jasharaj tha se vendimi final se si do të veprohet tutje do të merret nesër në takim.
“Krejt varet nga takimi i nesërm, dhe mund të kemi njëherë një protestë para grevës. Dhe ideja më e mirë që mbështetet nga të gjithë ashtu do të veprohet. Pra varet se cili do të jetë vendimi definitiv nesër”, tha mes tjerash Jasharaj.
Ndryshe, në vitin 2019, në Qeverinë Haradinaj ishte miratuar Ligji për Pagat në Sektorin Publik. Ligji pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.
Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.
Lidhur më këtë, institucioni i Avokatit të Popullit e kishte dërguar Ligjin në Gjykatë Kushtetuese, për “vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën”.
Pas kësaj, Kushtetuesja kishte vendosur që të pezullohej deri më 30 mars zbatimi i këtij Ligji, më pastaj, ishte vendosur që pezullimi të vazhdohej deri më 30 qershor, ku dhe përfundimisht kjo Gjykatë e shpalli të pavlefshëm këtë Ligj.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



































