SBASHK pret orën 16:00 për pagat, nëse s’dalin ndjekin rrugët ligjore

Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 07 October 2022
Ndërkaq, Sindikata e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën se do të presin deri në orën 16:00, dhe nëse deri atëherë pagat nuk ekzekutohen, do të ndjekin rrugët ligjore.
Ministria e Financave ka njoftuar se ka kërkuar edhe njëherë nga organizatat buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga Ministria e Arsimit, që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator.
Sipas njoftimit, nëse kjo kryhet dhe pas rikonfirmimit të listave, pagat e mësimdhënësve do të procedohen gjatë ditës së sotme.
Për këtë çështje, nënkryetarja e Sindikatës se Arsimit, Vjollca Shala, tha se do të presin sot deri në orën 16:00 që pagat të ekzekutohen dhe në rast se nuk do të ndodhë, atëherë do të ndjekin rrugët ligjore.
“Ne do të presim edhe gjatë ditës se sotme deri në orën 16:00 që Qeveria e Kosovës të bëjë ekzekutimin e pagave për të gjithë punëtoret e arsimit”, tha Shala.
“Ndryshe ne kemi bërë kërkesë të Ministria e Financave dhe te drejtori i Thesarit të Shtetit për të marrë përgjigje pse nuk janë bërë ende këto pagesa. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ne do të fillojmë të ndjekim rrugët ligjore”.
Ndërkaq, për sa i përket kalendarit shkollor të publikuar nga Ministria e Arsimit, Këshilli i Prindërve ka bërë të ditur se prindërit në mënyrë absolute janë shprehur kundër kompensimit të orëve të humbura të shtunave si pasojë e grevës.
Këshilli, përmes një deklarate të lëshuar sot, ka thënë se mësimi të shtunave e dëmton procesin mësimor për ditët e tjera të javës. Sipas këshillit, prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, prandaj as nuk kanë përse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar ato.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...