Lajme

SBAShK pezullon protestën, i jep kohë Qeverisë për të shqyrtuar kërkesat

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 02 December 2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka vendosur të pezullojë përkohësisht protestën e planifikuar të 4 dhjetorit.

Sipas udhëheqësit të kësaj sindiakte, Rrahman Jasharaj, vendimi për pezullimin ka ardhur pas një diskutimi të përbashkët me BSPK-në, ku u vendos t’i jepet kohë Qeverisë për të reflektuar deh marrë vendim të duhur në përkim më kërkesat e Sindikatës.

“Pas takimit me përfaqëuesit e BSPK-së dhe anëtarëve të Sindikatës e pamë se, si duket, do të nisë nga e para, sepse Kushtetuesja e ka kthyer në pikën zero, dhe duhet më shumë kohë. Në BSPK u morëm vesh që të gjitha sindikatat të kenë të njëjtin qëndrim, t’i japet edhe pak hapësirë dialogut.
Si gjithmonë, SBAShK-u mund të veprojë si deri më tani. Ne nuk do të presim një kohë të pacaktuar. Do t’i japim pak hapësirë dhe kohë ministrit Sveçla dhe ekipit të tij që të kryejnë detyrën e tyre, pastaj të mbajë premtimin dhe t’i thirrë sindikatat në debat. Ai na ka premtuar se verzionin final nuk do ta dërgojë në Qeveri për votim, pa u konsultuar me sindikatat” ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

-Advertisement-

I njëjti është shprehur se megjithatë, pritja e tyre nuk do të jetë e pakufishme, thjesht deri në një moment të caktuar.

Jasharaj po shpreson se në takimet e shfave të grupeve parlamentare është përçuar kërkesa e Sindikatës e cila do të gjejë vend në Kuvend dhe në përditësimin e Ligjit të Pagave.

“Kemi bërë takime edhe me shefat e grupeve parlamentare, do të kemi takim së shpejti edhe me shefin e grupit parlamentar të LDK-së dhe i kemi lutur që të angazhohën që në ligjin për buxhet të përfshihen edhe mjete që do të mundësonin që Ligji i Pagave të jetë funksional” ka përfunduar ai.

Ditë më parë, Jasharaj kishte bërë thirrje për protestë masive përpara Qeverisë, për të kërkuar plotësimin e kushteve dhe kërkesave që punëtorët e arsimit thonë se nuk janë përfillur nga ana e Qeverisë deri më tani.

Ai madje kishte thënë se nëse Qeveria nuk do të reflektonte pas asaj proteste, një tjetër do të bëhej pas dy jave, me një manifestim më të zgjeruar dhe pjesëmarrje më të madhe të protestuesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera