SBASHK përfundimisht heq dorë nga grevat, kaq kërkon të jetë koeficienti në Ligjin e ri të Pagave

Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 03 January 2023
Sindikata e Bashkuar e Arsimit përfundimisht ka hequr dorë nga grevat.
Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i SBASHK, Ymer Ymeri.
Sipas tij, SBASHK-u ka hequr dorë nga vazhdimi i grevës, e shkak për këtë është bërë Ligji i ri i Pagave, e që sipas Qeverisë pritet të jetësohet në fillim të shkurtit të këtij viti.
Ymeri ka thënë se në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të SBASHK-ut, me drejtoritë komunale të Arsimit, kanë njoftuar BSPK-në për heqje dorë nga grevat në arsim.
“Ligji i ri i pagave përafërsisht plotëson diku rreth 60 ose 70% të kërkesave të punëtoreve të Arsimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Ligjin e ri të Pagave koeficienti duhet të jetë jo nën vlerën e 120 eurove.
“Propozimi ynë është që koeficienti të jetë 120 euro nëse është edhe i më i lartë atëherë është edhe më mirë, por nuk duhet të jetë nën 120 euro, Në rast se vlera do të jetë më e ulët se kjo shifër ne do të negociojmë përmes BSPK-së me Qeverinë për këtë çështje”, tha Ymeri për Gazeta Blic.
Gjithçka që dihet deri më tani është se Ligji i ri i Pagave është votuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës dhe që pritet të filloj së zbatuari nga 1 shkurti, por që çuditërisht Qeveria e Kosovës po e mbanë sekret çështjen e koeficientit.
SBASHK kishte mbajtur për ditë të tëra greva të përgjithshme në Arsim.
Pavarësisht disa takimeve me qeverinë nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e pagave.
Në fund, SBASHK u tërhoq nga greva pro jo edhe nga kërkesa e MASHT që orët e humbura në këtë sektor të zëvendësohen të shtunave.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...