SBASHK padit Ministrinë e Arsimit
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 04 March 2019
Vendimin e ministrit të Arsimit, për kompenzim të orëve të humbura janë duke e kundërshtuar Sindikata e Arsimit, e këta të fundit sot gjatë ditës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të dërzojnë edhe një padi.
Sipas një njoftimi dërguar për media nga SBASHK’u kanë bërë të ditur se kjo do të bëhet pas vendimit që mori ministri për orët që ishin humbur gjatë grevës.
“Sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Administrativ, në rrugën Nekibe Kelmendi p.n,( Te Pallati i drejtësisë) padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës”, kanë bërë të ditur nga SBASHK.
Një javë më parë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.
Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
Mësimdhënësit ishin në grevë të përgjithshme që nga 14 janari deri me 2 shkurt. Ata kërkonin të ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.
Të tjera
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...