SBASHK: Nëse s’rriten pagat do të ketë grevë
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 29 January 2022
Sindikata e Arsimit përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjini Pupovci, i cili ka thënë se aprovimi i Ligjit të pagave nuk do të thotë edhe ngritje e tyre.
SBASHK-u ka paralajmëruar se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre do të ketë veprime sindikale përfshirë edhe grevë në tërë sistemin arsimor.
“Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i SBASHK:
SBASHK- Nëse Ligji i pagave nguros pagat ekzistuese do të ketë grevë
Këtyre ditëve kur punëtorët arsimorë dhe nxënësit po sfidohen nga pandemia dhe po përballën me shtim të vazhdueshëm të numrit të të prekurve nga Covid ata kanë nevojë për mbështetje e fjalë entuziazmi nga MASHTI dhe nga prindërit e opinioni në tërësi me qëllim që ata të ndjejnë këtë mbështetje e të vazhdojnë në misionin e tyre për arsimimin e edukimin e brezave. Mirëpo në vend të kësaj zëvendësministri Dukagjin Pupovci po kujdeset të dërgoj mesazhe stresi e që krijojnë tensione dhe mobilizim për veprime sindikale. Një mesazh i tillë erdhi nga zëvendësministri Pupovci edhe së fundi kur ai u mor me Ligjin e pagave duke deklaruar se aprovimi i këtij Ligji nuk do të thotë edhe ngritje e pagave. Ai,edhe më shumë se kjo, mundohet të krijojë frikë te të punësuarit në arsim duke deklaruar se na qenkan më shumë se 1000 punëtorë arsimorë që shteti po i mbanë nga mëshira në punë sepse gjoja ata qenkan të tepërt. Kjo deklarata e dytë lexohet si presion se po vazhduam ta ngritim zërin me kërkesat legjitime 1000 e më shumë punëtorë arsimorë do të hedhën në rrugë, por kjo hedhje në rrugë e njerëzve që me dekada punojnë në arsim nuk është punë që bëhet.
Deklarata e Pupovcit se Ligji i ri i pagave nuk sjell lëvizje pozitive në paga urojmë të jetë vetëm deklarim i tij, në të kundërtën, nëse vërtetë grupi punues i Ministrit Sfeçla dhe Qeveria Kurti po përgatitin një ligj të tillë që nguros pagat ekzistuese pa bërë lëvizjet e duhura pozitive në to, atëherë këtë farë ligji le ta mbajnë për vet. SBASHK –u do të angazhohet që përmes përfaqësuesit të vet në takimet me grupin punues me dialog të arrij të prezantoj propozimet konkrete dhe që ato të përfillën e të jenë në versionin final të këtij ligji. Nëse kjo nuk përfillet, atëherë Ministre Nagavci, ky nuk është as shantazh e as kërcenim, por alarm e paralajmërim me kohë se SBASHK do ta respektojë zërin dhe vullnetin e anëtarësisë dhe se do të kemi veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...