Lajme

SBAShK: Nëse pagat rriten vetëm 4%, nga janari në grevë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 28 December 2017

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari në konferencën përmbyllëse për media paralajmëroi se nëse bëhet një ngritje prej 4 për qind e pagave, janari i vitit 2018 do t’i zë sindikatat në grevë,

“Problemi i fundvitit është paralajmërimi për ngritje pagash nga janari. Është folur për një ngritje shume të vogël të pagave dhe SBAShK-u ka reaguar fuqishëm për ngritjen kaq të vogël unë kam frikë që jo vetëm arsimi, por edhe sektorët tjerë mund të na sjellin greva”.

Ai tha që viti që lamë pas u karakterizua me shumë sfida.

-Advertisement-

Jashari shtoi se në kabinetin e kryeministrit është dërguar projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera