Lajme

SBASHK kërcënon për protesta

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 05 September 2018

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka reaguar lidhur me projektligjin për paga, të cilin të hënën e miratoi Qeveria e Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se kërkojnë korrigjimin e këtij projektligji, në të kundërtën paralajmërojnë protesta të shtunën e datës tetë shtator. Ky reagim vjen pasi që siç thuhet në njoftim, ky projektligj vlerësohet si diskriminues, degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë.

Ata theksojnë se nëse nuk korrigjohet nga Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike, do të marrin edhe veprime tjera sindikale.

-Advertisement-

“Për situatën e krijuar dhe për tensionet e ngritura në tërë sistemin arsimor SBASHK-u ka informuar me shkresa zyrtare Kryeministrin Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Limaj, Hoxhaj e Pacolli dhe Ministrin në MASHT, Shyqiri Bytyqi”, shkruan në komunikatën e SBASHK-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera