SBASHK i përgjigjet Nagavcit: Ekziston vendimi, orët e humbura nuk i zëvendësojmë
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 04 October 2022
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022/2023, duke paraparë këtu zëvendësimin e orëve të pambajtura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve në muajin shtator.
Sipas vendimit të ministrisë, orët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtunë në vikende.
Por, kundër vendimit të ministres janë shprehur nga SBASHK-u.
Në një prononcim për lajmi .net, anëtari i kryesisë së SBASHK-ut, Bardh Bardhi, ka deklaruar se i qëndrojnë pas vendimit për mos zëvendësimin e orëve të humbura.
“Ne kemi një vendim që orët e humbura gjatë grevës, nuk i zëvendësojmë. Është vendim që sa vite, njëjtë kemi vepruar edhe në vitin 2019”, ka thënë Bardhi.
Ai ka thënë se mos zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës është i cekur edhe në kontratën kolektive të nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t në vitin 2021.
“Kjo është e precizuar edhe me kontratë kolektive që është e nënshkruar nga Rrahman Jasharaj dhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në vitin 2021. E humb efektin greva nëse orët zëvendësohen, pse të hysh në grevë nëse zëvendësohen orët”, ka thënë Bardhi.
Anëtari i kryesisë së SBASHK-ut ka thënë se nëse ministrja Nagavci kërkon zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës, atëherë ajo është duke dalë edhe kundër kontratës kolektive të nënshkruar në vitin 2021.
“Ajo është e para që është dashur ta respektojë kontratën e nënshkruar nga ish-ministri i Arsimit në vitin 2021”, ka përfunduar Bardhi.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës së fundi ka marrë vendim që të mos ekzekutojë pagat për muajin shtator për grevistët, vendim ky që nxiti reagime të shumta, përfshirë këtu edhe deputetë të partisë në pushtet të cilët u shprehën kundër vendimit të Qeverisë.
Të tjera
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...
-
Rreshterja kosovare diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA
Rreshter master, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake ...