Lajme

SBASHK: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve është degjenerim

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 13 November 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar për Doracakun dedikuar mësimdhënësve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, duke thënë se doracaku nuk është për edukim, po për degjenerim.

Në këtë reagim thuhet se ministrja Nagavci ka bërë çmos që përfaqësuesi i SBASHK-ut të mos jetë më në përbërje të Këshillit Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve, organ ky në të cilin zhvillohej debat për gjithë çështjet në arsim, për plan-programet, për trajnimet, për vlerësimin dhe për avancimin e mësimdhënësve.

“SBASHK-u nuk ftohet në konsultime e bashkëbiseda dhe për këtë edhe shqetësimet e problemet janë grumbulluar dhe sa vijnë e shtohen. Kësaj radhe nuk po ndalemi të secili problem, por po shprehim shqetësim të thellë lidhur me Doracakun dedikuar mësimdhënësve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” (Kl.1-5).”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

SBASHK-u tutje thotë se Doracakun e kanë shikuar disa herë në mos është ndonjë material i ndonjë grupi qëllim keq të individëve, por sipas SBASHK-ut në fillimet e këtij doracaku degjenerues përmendej MASHTI.

“Ky doracak duhet tërhequr e hedhur në bërllok sepse nuk i duhet shkollës dhe arsimit në Kosovë. Institucionet shkollore në Kosovë janë fillimisht institucione të edukimit e pastaj edhe të arsimimit të brezave dhe ky doracak po të implementohej në orët mësimore do ta arrinte efektin e kundërt , pra do të degjeneronte brezat”, thuhet më tej në reagim.

SBASHK ka shprehur siguri se asnjë mësimdhënës nuk e ka përdorë as edhe faqe, madje as edhe një shkronjë nga doracaku i degjenerimit në as një orë mësimore e as duke realizuar njësi mësimore nga cila do lëndë.

“Përgatitja dhe dedikimi i këtij doracaku për mësuesit është njëri nga veprimet e gabuara të MASHTI-t, por fatmirësisht janë mësimdhënësit e Kosovës , që dinë misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave dhe janë edhe prindër”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu SBASHK thotë se ministrja Nagavci duhet të kërkojë falje dhe ky doracak të shpallet i hedhur në bërllok.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera