Satelitët shohin “re të çuditshme”, ekspertët: Po e kthejnë planetin në “furrë”!
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 23 July 2021
Ndërsa shohim që Toka bëhet më e ngrohtë dhe efektet e ndryshimit të klimës vazhdojnë të përshkallëzohen, shkencëtarët druhen se retë e planetit tonë po e bëjnë atë më të nxehtë se kurrë.
Duke përdorur një qasje të re për të analizuar të dhënat satelitore, kërkuesit në një studim të ri tregojnë se retë mund ta përkeqësojnë ngrohjen globale me kalimin e kohës. Studimi i realizuar nga ekspertë të Imperial College London dhe Universiteti i East Anglia në Mbretërinë e Bashkuar, ofron prova që sugjerojnë se ka shumë të ngjarë – me një probabilitet afërsisht 97.5% – që retë të amplifikojnë efektin serë.
“Gjatë viteve të fundit, ka pasur një numër në rritje të provave që retë ndoshta kanë një efekt përforcues në ngrohjen globale,” tha bashkëautori i studimit Peer Nowack. “Këndvështrimi ynë i ri për herë të parë të nxjerrim një vlerë globale ndaj këtij efekti duke përdorur vetëm të dhënat satelitore me cilësinë më të lartë si linjën tonë të preferuar të provave,” u shpreh ai.
Shumë vende të botës e kanë firmosur Marrëveshjen e Parisit, traktati ndërkombëtar që premton se do ta kufizojnë ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius, ndërsa pragu ideal është 1.5. Por sipas këtij studimi, pak gjasa ka që ngrohja globale të qëndrojë nën 2 gradë mbi nivelet para-industriale e madje ajo rrezikon të shkojë edhe në tre gradë. Ai del në përfundimin se retë mund të ndryshojnë të ardhmen e të ndikojnë mbi temperaturat. Në varësi të dendësisë së tyre apo vendit se ku ndodhen në atmosferë, ato mund ta bëjnë shumë më të rëndë efektin serë.
Të tjera
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...