Rozë

Sasa e “O sa mirë”, ribashkohet me bashkëshortin? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 25 July 2017

Aktorja e talentuar Adriana Matoshi, që është fituese e shumë çmimeve kinematografike, e që vetëm pak ditë më parë e fitoj çmimin e parë për filmbërësen kosovare në “Pri Fest, pas një periudhe tejet të ngjeshur, tani po pushon pak.

E njohur së fundi si “Sasa” e “O sa mirë”, gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaftë e përfolur edhe për jetën private, gjegjësisht për ndarjen nga bashkëshorti i saj, aktori Albert Sylejmani, shkruan “Kosovarja”.

Por, diçka duket se ka lëvizur në këtë drejtim. Vajza e tyre Kaona, ka publikuar disa foto nga një ditë pushimi e relaksi, ku e gjitha familja duken bashkë, edhe mami e edhe babi.

-Advertisement-

Kështu funksionojnë familjet moderne, apo ky është një ribashkim?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera