Sport

Sarri: Ronaldo duhet të bëjë diferencën në miqësoren Juventus-Inter

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 23 July 2019

Ditën e nesërme, Juventusi dhe Interi do të përballen në Kinë teksa kanë nisur fazën përgatitore para fillimit të sezonit.

Një ndeshje e cila sipas trajnerit Maurizio Sarri nuk mund të konsiderohet si gjithë të tjerat, pavarësisht se mbetet miqësore.

“Juve-Inter nuk është asnjëherë një sfidë si gjithë të tjerat, por përballen dy skuadra të cilat nuk mund të shprehen në maksimum prej gjendjes fizike, por dua t’i japim vazhdimësi asaj se çfarë shfaqëm në pjesën e dytë ndaj Tottenhamit.

-Advertisement-

Nuk po mendoj vetëm për sulmin, pasi gjithashtu mbrojtja është e rëndësishme dhe po punojmë shumë. Dybala, thjeshtësisht mund të luajë si 9 false, por mund të gjejmë edhe zgjidhje të tjera. Mund të luajë edhe si trekuartist, pas shpinës së dy sulmuesve.

Ronaldo fillimisht do të luajë në krah, duke e ditur se atij i pëlqen t’i afrohet qendrës. Duhet të bëjë diferencën”, tha Sarri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera