Sport

Sarri i habit të gjithë: Refuzimi i Kepa për t’u zëvendësuar i bëri mirë Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 09 March 2019

Maurizzio Sarri i ka përshëndetur përpjekjet e skuadrës së tij në finalen e “Carabao Cup”, edhe pse nuk e fituan trofeun: “Siç e dini, për mua ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme performanca në finale, kundër Manchester City.

Dy javë përpara kësaj ndeshjeje humbëm 6-0 në Manchester. Dy javë më vonë, lojtarët ishin në gjendje të luanin në të njëjtin nivel me ta, kështu që kjo ishte e rëndësishme për besimin tonë”.

Trajneri i Chelsea pretendon se refuzimi i shumëdiskutueshëm i Kepa Arrizabalaga për t’u zëvendësuar në finalen e “Carabao Cup” ka qenë një gjë e mirë për ekipin: “Në fund, situata e krijuar nga Kepa ishte një gjë e mirë për grupin tonë. Në pesë ndeshjet e fundit, ne fituam katër prej tyre. Në pesë ndeshje kemi pësuar vetëm një gol, prandaj jemi duke u përmirësuar në qëndrueshmëri.

-Advertisement-

Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ne kemi pasur një periudhë të gjatë të rezultateve të mira në të kaluarën dhe pastaj, papritmas, përjetuam dy javë katastrofale, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Maurizzio Sarri i ka përshëndetur përpjekjet e skuadrës së tij në finalen e “Carabao Cup”, edhe pse nuk e fituan trofeun: “Siç e dini, për mua ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme performanca në finale, kundër Manchester City. Dy javë përpara kësaj ndeshjeje humbëm 6-0 në Manchester. Dy javë më vonë, lojtarët ishin në gjendje të luanin në të njëjtin nivel me ta, kështu që kjo ishte e rëndësishme për besimin tonë”.

Trajneri i Chelsea pretendon se refuzimi i shumëdiskutueshëm i Kepa Arrizabalaga për t’u zëvendësuar në finalen e “Carabao Cup” ka qenë një gjë e mirë për ekipin: “Në fund, situata e krijuar nga Kepa ishte një gjë e mirë për grupin tonë. Në pesë ndeshjet e fundit, ne fituam katër prej tyre.

Në pesë ndeshje kemi pësuar vetëm një gol, prandaj jemi duke u përmirësuar në qëndrueshmëri. Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ne kemi pasur një periudhë të gjatë të rezultateve të mira në të kaluarën dhe pastaj, papritmas, përjetuam dy javë katastrofale, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera