Sarrazin: Zero tolerancë për dhunën e retorikën nacionaliste të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 09 December 2022
I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha sot për radio KiM se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë seriozitetin e situatës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme për të mos e përkeqësuar situatën, shkruan Danas.
“Kam mirëkuptim të plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë për dhunën dhe retorikën nacionaliste që e kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, si dhe sulme personale, shpifëse ndaj individëve të cilat janë të papranueshme”, theksoi ai.
Sarrazin beson se dorëheqja nga institucionet e Kosovës nuk është hapi i duhur për asnjë komunitet që dëshiron t’i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese.
“Për komunitetin serb është shumë e rëndësishme të përfitojë përfaqësim që u garantohet atyre dhe komuniteteve tjera pakicë ne vend. Kjo është mënyra e vetme për t’u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesin tuaj”, shtoi gjermani.
Ai përsëriti se Gjermania i mbështetë plotësisht përpjekjet e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe theksoi se as Beogradi dhe as Prishtina “ende nuk i kanë zbatuar plotësisht obligimet e tyre nga dialogu”, si dhe që kthimi i menjëhershëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës është i nevojshëm sepse duhet larguar nga regjimi i krizës dhe retorika e ndarjes.
“Gjermania pret që Lista Serbe, ashtu si të gjitha partitë e tjera politike në Kosovë, të luajë një rol konstruktiv në formësimin e së ardhmes së Republikës multietnike të Kosovës”.
“Arritja e një marrëveshjeje më të gjerë do të sjellë përfitime si për popullin e Kosovës ashtu edhe për ata në Serbi dhe do të sjellë stabilitet rajonal që mund të krijojë perspektiva të reja, duke përfshirë investime të reja dhe vende pune, përfundoi ai”, përfundoi politikani gjerman.
Të tjera
-
Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i pla...
-
Prej sot, biletat e trafikut urban më shtrenjtë
Një biletë e rregullt autobusi, njëdrejtimëshe, do të ketë çmimin 50 centë, a...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...