Sarrazin: Veprimet e Serbisë s’janë në përputhje me Aneksin e Ohrit – Kosova të bëjë gjithçka për t’i bindur shtetet anëtare në KiE
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/sarrazin-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 24 April 2024
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Asamblenë Parlamentare ku u rekomandua pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sarrazin tha se Gjermania e merr parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare në diskutimet e saj dhe se qëndrojnë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën.
“Natyrisht, ne jemi miq dhe përkrahës të fortë të Kosovës. Dhe ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që do të thotë edhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë i Këshillit të Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, tha Sarrazin për EWB.
Më tej, Sarrazin tha se Kosova ka marrë obligime nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe në vitin 2013, por edhe nga Aneksi i Ohrit, që përfshin zbatimin e themelimit të Asociacionit.
“Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Aneksin e Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha tutje ai.
Sarrazin i bëri thirrje Serbisë që të mos e pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, ndërsa tha se “nuk e shoh se si veprimet aktuale të Serbisë janë në përputhje me tekstin apo frymën e Aneksit të Ohrit”.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/Prince-Konzum.jpg)
Të tjera
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...
-
Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan
Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, k...
-
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi në ...
-
Osmani në Paris takon dukeshën e Luksemburgut
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar me Dukën ...
-
Hovenier: Mezi pres të bëj tifo për Kosovën në lojërat olimpike
Ambasadori is SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se mezi po pres që ...
-
Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave, por e ardhmja e vendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka...