Sarrazin: Nuk ka entuziazëm të madh për raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus
00:01 | 14 September 2023
Deputeti i Parlamentit Evropian dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk ka “entuziazëm të madh”, por se duhet të jemi optimist se do të bëhet një hap i vogël përpara në drejtim të zgjidhjes së çështjeve aktuale.
Sarrazin tha për Newsnight në N1 se mezi ka pritur të ketë sërish takime të nivelit më të lartë.
“Nuk ka entuziazëm të madh se do të ndodhë një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë rreth deeskalimit në veri të Kosovës, për të hapur derën dhe për të filluar në një rrugë pozitive. Duhen lajme të mira në rajon”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
I pyetur se çfarë mund të arrihet pas një raundi të dialogut, zyrtari evropian thotë se plani i deeskalimit të BE-së është që të dyja palët të shkojnë drejt tërheqjes së forcave policore, zgjedhjeve për kryetarë të rinj në katër komuna në veri të Kosovës.
Ata kryetarë komunash, siç theksoi ai, duhet t’i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë.
“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë, por është e rëndësishme të fillojmë të punojmë përsëri për të”, tha Sarrazin, duke theksuar se si diplomat ai duhet të jetë optimist ndonjëherë.
Duhet të përpiqemi të jemi optimistë, të nisemi nga fakti se nesër do të bëhet një hap i vogël në drejtim të zgjidhjes së çështjes, thekson ai.
Zgjidhjen e dialogut ai e sheh vetëm përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Ohrit.
“Mendoj se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që pala kosovare të ecë përpara dhe se Asociacioni do të krijohet siç është rënë dakord, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Sarrazin.
“Presioni politik për të arritur de-përshkallëzimin është shumë i lartë, të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të japin diçka,” tha ai.
Sipas tij, absolutisht më e rëndësishme është që jeta në veri të Kosovës të normalizohet, të përfundojë frika se do të ketë dhunë, njerëzit e zakonshëm t’i kthehen jetës normale, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe.
Ndryshe, Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme ka njoftuar se nesër (e enjte) nga ora 09:00 do të nis raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq.

Të tjera
-
Fillon “Festivali i Recitatorëve” për Ditën Ndërkombëtare të Poezisë
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ka filluar “Festivali i R...
-
Burri vret gruan në Gjermani, më pas telefonon djalin për t’i treguar
Një burrë 54-vjeçar po dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Gjermani dhe pas k...
-
Pejë: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Istog
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar të dyshuarin me inicialet ...
-
Deklarata kundërthënëse: Ka apo s’ka Serbia top zanor?
Brenda pak ditësh, autoritetet në Serbi thanë se policia “nuk ka top zanor”, ...
-
Vihet në qarkullim pulla postare “Flora shëruese dhe aromatike”
Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot vë në qarkullim postar emisionin e pul...
-
Rrëfimi tronditës i nënës së dëshmorit të fundit të Malishevës: “Uh mjera nana, po ku i ka bre sytë djali jem”
Ajshe Gashi është nëna e dëshmorit të fundit të Malishevës, Mentor Gashi, i c...
-
“Shfrytëzoi gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit”, Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde
Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë per...
-
Një grua ia këput zinxhirin nga qafa një gruaje tjetër derisa po ecte në rrugë, arrestohet
Derisa po ecte në rrugë një gruas në Prishtinë i është këputur zinxhiri nga q...
-
Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë
Një i mitur në Fushë Kosovë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e t...
-
Aborton një grua në Klinikën Gjinekologjike, rasti iniciohet si dhụnim nga policia
Një grua ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Univers...
-
Një grua rrạhet nga një burrë e grua tjetër në Pejë
Një grua ka njoftuar policinë në Pejë se është sulmuar fizikisht nga dy të dy...
-
Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se trạfikuan të miturën që u raportua e zhdukur
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se k...