Lajme

Sarrazin: Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Autori: Ermirë Berisha 16:41 | 03 March 2022

I dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania e përkrahë përfaqësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjermania e ka njohur Kosovën. Vetëkuptohet që ne po avokojmë që shteti që njohim të jetë i përfaqësuar në organizatat ndërkombëtare”,  ka thënë Sarrazin në një intervistë për mediumin gjerman Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe Serbinë, për pavendosmërinë e tyre në raport me Rusinë.

-Advertisement-

“Nuk është koha për të qenë të pavendosur. Është në interesin e Serbisë të qartësojë pozicionin. Supozoj se edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh se opsioni rus nuk është tërheqës”, shtoi ai.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera