Lajme

Sarrazin do të takohet edhe me Osmanin

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 27 May 2023

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit kosovaro-serb.

Kështu u bë e ditur në njoftim për media, teksa ka ftuar në një takim edhe gazetarët për rreth 20-30 minuta.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, ndodhet në Kosovë. Ai do të takohet me Presidentin, Kryeministrin, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit kosovaro-serb”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Emisari gjerman tashmë është takuar me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera