Rozë

Sara reagon e revoltuar kundrejt babait të saj: Turp!

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 15 March 2024

Ish-banorja e Big Brother, Sara Gjordeni ka reaguar ashpër kundrejt deklaratave të babait të saj, Artur Gjordeni, i cili deklaroi së fundmi se ishte divorcuar nga nëna e Sarës për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

Por, një e tillë është mohuar nga vetë Sara e cila demantoi para publikut babanë e saj, duke nxjerrë dokumente gjyqësore të prindërve të cilët ishin divorcuar 25 vjet më parë.

-Advertisement-

Ajo tha se babai i saj (Artur Gjordeni) kishte kërkuar divorcin për shkak të problemeve ekonomike.

“Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, ke deklaruar në vitin 1999 që jeni divorcuar pasi nuk mund të përballoje ekonomikisht martesën. Jo sepse ke kapur nënën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua!”, shkroi Sara në një postim në InstaStory.

“Mami im nuk të ka ndaluar kurrë të më takoje. E ka deklaruar edhe në gjykatë. Por, edhe pas kësaj zgjodhe të mos më kërkoje kurrë!”, potencoi ajo.

“Sot ma theve zemrën dhe më braktise dhe më braktise për herë të dytë! Je shembulli më i keq i një babai dhe qenia më e ulët në Tokë”, ka përfunduar Sara në postimin e saj.

Modelja shqiptare, madje nuk u mjaftua me kaq. Ajo publikoi gjithashtu në Instagram edhe letrat e divorcit të prindërve të saj, duke fuqizuar tutje argumentet e dhëna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera