Rozë

Sara publikon foton nga fillimet e lidhjes me Ledrin

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 17 April 2021

Jeta e Ledri Vulës dhe partneres së tij, Sara Hoxha, ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Çifti u bekua me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin super të veçantë, Poem Blu. E vogla ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë personazhi kryesor i shtëpisë, dhe sigurisht bebushi më i famshëm në Instagram.

Dyshja janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale dhe na kënaqin sytë sa herë i shohim.

-Advertisement-

Sara ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në InstaStory, ku iu është përgjigjur mjaft pyetjeve.

Njëri prej ndjekësve kurioz i ka kërkuar partneres së reperit të publikojë një foto me Ledrin që Sara se ka postuar kurrë dhe bukuroshja s’ka hezituar ta ndajë me fansat.

Në foton e publikuar, ata shfaqen akoma më të rinj.

Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera