Rozë

Sara ka dy fjalë për Bardhin pas daljes nga ‘BBV3’

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 06 March 2024

Mbrëmjen e djeshme, Sara Gjordeni është përjashtuar nga “Big Brother VIP 3”, pas përplasjes fizike në derën e tualetit me Françeska Muratin. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh.

Ndërkohë pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meriton Mjekiqin dhe Bardhi Idrizin.

-Advertisement-

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit.

Duket se Sara ka parë edhe reagimet e publikut në lidhje me afrimitetin që pati së fundmi me Meritonin, pasi ka bërë një postim edhe për këtë. Ajo sqaron se moderatori ka qenë i sëmurë dhe për këtë arsye i ka qëndruar pranë. Gjithashtu shton se ajo, Meritoni dhe Bardhi kanë qenë një grup real.

Ndërsa sa i përket Bardhit, ajo deklaroi se ai është “babai i fëmijëve të saj” dhe se është “djali më burrë në BBV”.

Sara sqaroi se askush i tretë nuk do të bëhet kurrë shkak i një ndarje mes tyre.

“SA PËR BARDHIN Është djali me BURRË aty brenda! Babai i fëmijëve të mi dhe ASKUSH i tretë nuk do lejohet të bëhet KURRË shkak i një ndarjeje sepse çfarë ndiejmë unë dhe ai atë e dimë vetëm NE

Njerëzit të cilët kanë besuar te ne, ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi”, shkruan Sara.

“Është djali më burrë aty brenda”/ Sara ka dy

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera