Lifestyle

Santat në Kopenhagen

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 26 July 2017

Megjithëse është sezoni i verës e dhjetori duket i largët, kryeqyteti i Danimarkës ka përjetuar atmosferë të parakohshme Krishtlindjesh. Santa Klausë nga e gjithë bota janë mbledhur ne Kopenhagen për të planifikuar sezonin e ardhshëm festiv.

Kongresi vjetor i Babagjyshëve, tashmë në vitin e 60-te tij numëron pjesëmarrës nga dhjetëra vende të botës, shumica e të cilëve të veshur me xhaketën tradicionale me ngjyrë të kuqe e mjekrën e bardhë, pavarësisht motit të ngrohtë. Si pjesë e eventit 3-ditor të mbajtur në parkun e argëtimit Bakken, Santa Klauset do të parakalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit danez, do të lahen në det e do të shijojnë peshqit tradicionale të zonës. Disa prej tyre do të parakalojnë edhe në pasarelën e një shfaqje mode.

Një çështje e rëndësishme që do të diskutohet në kongresin e këtij viti do të jetë ngjyra e pemës së Krishtlindjeve.

-Advertisement-

“Këtë vit do të vendosim nëse pema do të jetë jeshile, e kuqe apo e purpurt. Mua më pëlqen jeshilja”, tha Santa Elizabeth nga Danimarka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera