Sanna Marin, kryeministrja që do të “bashkojë” Finlandën me NATO-n

Autori: Gazeta inFokus
23:00 | 11 April 2022
Lajmi se Finlanda do të braktisë neutralitetin e saj historik për t’u bashkuar me NATO-n rivendos në qendër të vëmendjes vendin skandinav.
Ajo ka 1 mijë e 340 kilometra kufi me Rusinë dhe kryeministrja e saj, Sanna Marin, socialdemokrate, është udhëheqësja me moshën më të re në botë.
Vetëm 36 vjeç, në detyrë që nga dhjetori i vitit 2019.
Marin, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të mbahet mend jo vetëm si kryeministrja më e re ndonjëherë, por edhe si kryeministrja, qeveria e së cilës ka vendosur një ndryshim epokal në ekuilibrin e aleancave midis Lindjes dhe Perëndimit në Evropë.
Sepse nëse njoftimi është bërë nga presidenti i Republikës Finlandeze, Sauli Niinisto, përgjegjësia kryesore është e qeverisë së kryesuar nga Marin që po realizon projektin.
Në ditët në vijim Marin do të paraqesë në Parlament librin e bardhë për këtë temë dhe më pas do të bëhet votimi.
Skenarët politikë ndërkombëtarë që kanë ndryshuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës sugjerojnë një shumicë të madhe votash pro.
Do të ecet me shpejtësi, raporti i qeverisë do të arrijë në Kuvend deri në Pashkë, thonë nga Helsinki.
Jo vetëm kaq, ministri i Jashtëm Pekka Haavisto shtoi se Suedia, e përfshirë në të njëjtin proces, mund të anëtarësohet në NATO në të njëjtën kohë me Finlandën.
Qeveria suedeze drejtohet gjithashtu nga një grua, Magdalena Andersson, edhe ajo socialdemokrate, e zgjedhur për herë të dytë në fund të vitit 2021./Albanianpost.com/

Të tjera
-
Nis operacioni i kërkim shpëtimit për një të zhdukur
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit njofton se është aktivizuar në një operacion. D...
-
“E pavërtetë dhe e pabazuar”, veteranët i reagojnë Trendafilovës për deklaratën rreth selisë së Speciales
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar rreth deklaratës së kr...
-
Klinaku – Trendafilovas: Ec shko në pension, s’je ti për drejtësi
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku k...
-
Rriten eksportet e orëve zvicerane në Shtetet e Bashkuara
Eksportet e orëve zvicerane në SHBA u rritën ndjeshëm muajin e kaluar, ndërsa...
-
Prokuroria tregon se çka gjeti tek i dyshuari për sulmin fizik dhe hedhjen e granatës në ordinancën e gjinekologut Veliu
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nga të dyshuarit për s...
-
“Mish me bollëk”, Pecit i del fotografia me përfituesin e subvencionit prej 100 mijë eurosh
“As s’e di kush aplikon”, kishte deklaruar tashmë Ministri në detyrë i Bujqës...
-
E kërcënoi Faton Pecin, mërgimtari dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv
Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi m...
-
Kurti takohet me William Walkerin
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot am...
-
“Defender Europe 2025”, për herë të parë përfshihen edhe stërvitje të mjeteve ajrore pa pilot
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka folur për angazhimin e Forcës Ajrore S...
-
Kërcë*nimet ndaj presidentes Osmani, Grupi për Barazi Gjinore kërkon veprime të menjëhershme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka qenë cak i disa kërcën...
-
Spiuni i vetshpallur i CIA-s: “Ja si rekrutoja kosovarë për al-Qaeda – te*rroristët e v*ranë policin në Kaçanik”
Blerim Skoro, 54-vjeç, një burrë nga Prizreni i cili pretendon se punoi për A...
-
Vendimi për rrymën, OEK thërret konferencë për protestën e nesërme të komunitetit të biznesit
Këshilli Organizativ i protestës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës do t...