Sanksionet e SHBA-ve, shqetësojnë Iranin
Autori: Gazeta inFokus
17:03 | 29 Korrik 2017
Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara prekin, përveç Rusisë, edhe Korenë e Veriut e Iranin.
Zyrtarët e regjimit iranian, sipas disa vëzhguesve, i druhen efektit të masave të mëtejshme shtrënguese dhe më shumë sesa atyre ekonomike, ia kanë frikën veprimeve kundër rojeve revolucionare islamike.
Vendosja e sanksioneve mbi organizmin që garanton mbrojtjen e regjimit sundues të vendit, shihet prej kundërshtarëve të tij si hap i nevojshëm dhe madje i vonuar.
Ata këmbëngulin se rojet revolucionare janë entiteti kryesor përgjegjës për shtypjen që ekziston në vend, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe sigurimin e armëve të rrezikshme, si atyre nukleare dhe raketave balistike.
Ndryshimi i regjimit në Iran ishte temë qendrore e takimit të përvitshëm masiv, të rezistencës iraniane në Paris.
Shumë prej të pranishëmve në konferencën e Mujahedin-e-Khalq, treguan se sa e rëndësishme është mbështetja e Shteteve të Bashkuara. “Ne ju përkrahim dhe i njohim vlerat tuaja.
Qeveria amerikane e kupton rrezikun që buron nga Irani dhe ajo nuk ka për ta lejuar të krijojë një perandori në Lindjen e Mesme”, deklaroi atëherë Rudi Xhuliani.
Ndërsa ish kryetari i dhomës së përfaqësuesve, Newt Gingrich tha se prania e 3.000 pjesëtarëve të MEK në Shqipëri, ishte një grusht i fortë për diktaturën në Teheran. Ndryshe nga vende si Iraku, në rastin e Republikës Islamike ekziston një opozitë demokrate dhe e organizuar.
Pavarësisht përndjekjes dhe tentativave për demonizimin e tyre, muxhahedinët E-Khalq e kanë vazhduar për gati 40 vjet luftën e tyre kundër regjimit.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...






























