Lajme

Sanksionet e SHBA-ve, shqetësojnë Iranin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 29 July 2017

Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara prekin, përveç Rusisë, edhe Korenë e Veriut e Iranin.

Zyrtarët e regjimit iranian, sipas disa vëzhguesve, i druhen efektit të masave të mëtejshme shtrënguese dhe më shumë sesa atyre ekonomike, ia kanë frikën veprimeve kundër rojeve revolucionare islamike.  

Vendosja e sanksioneve mbi organizmin që garanton mbrojtjen e regjimit sundues të vendit, shihet prej kundërshtarëve të tij si hap i nevojshëm dhe madje i vonuar. 

-Advertisement-

Ata këmbëngulin se rojet revolucionare janë entiteti kryesor përgjegjës për shtypjen që ekziston në vend, eksportin e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe sigurimin e armëve të rrezikshme, si atyre nukleare dhe raketave balistike.  

Ndryshimi i regjimit në Iran ishte temë qendrore e takimit të përvitshëm masiv, të rezistencës iraniane në Paris. 

Shumë prej të pranishëmve në konferencën e Mujahedin-e-Khalq, treguan se sa e rëndësishme është mbështetja e Shteteve të Bashkuara.  “Ne ju përkrahim dhe i njohim vlerat tuaja.

Qeveria amerikane e kupton rrezikun që buron nga Irani dhe ajo nuk ka për ta lejuar të krijojë një perandori në Lindjen e Mesme”, deklaroi atëherë Rudi Xhuliani.  

Ndërsa ish kryetari i dhomës së përfaqësuesve, Newt Gingrich tha se prania e 3.000 pjesëtarëve të MEK në Shqipëri, ishte një grusht i fortë  për diktaturën në Teheran. Ndryshe nga vende si Iraku, në rastin e Republikës Islamike ekziston një opozitë demokrate dhe e organizuar. 

Pavarësisht përndjekjes dhe tentativave për demonizimin e tyre, muxhahedinët E-Khalq e kanë vazhduar për gati 40 vjet luftën e tyre kundër regjimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera