Sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë hasin në pengesë
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 21 June 2017
Liderët e Senatit të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Dhomës Përfaqësuese që të votojnë për legjislacionin e Senatit për imponimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë, përkundër faktit se kjo masë ka hasur në pengesë në këtë dhomë.
Kryesuesi i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, John McCain, tha se Dhoma Përfaqësuese duhet të votojë sa më shpejtë që të jetë e mundur për këtë legjislacion, me të cilin i jepet përgjigje përzierjes ruse në zgjedhjet amerikane, duke parashikuar se masa do të kalojë bindshëm në Dhomë, ashtu siç kaloi javën e kaluar në Senat.
“Të gjithë ne e dimë se rusët janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet tona”, tha McCain, dhe ka shtuar se “janë bërë gjashtë muaj dhe ne nuk kemi bërë asgjë”.
Për më tepër, liderët e Dhomës thanë se është zbuluar një problem në këtë legjislacion: ai e shkel kërkesën në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara se çfarëdo legjislacioni, i cili i shton të ardhurat për Qeverinë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë.
Kjo e metë kushtetuese do të thotë se legjislacioni mund të dërgohet përsëri në Senat, ku dispozitat e tij për rritje të të ardhurave, që nuk janë identifikuar, duhet të largohen nga teksti, e pastaj të dërgohet në Dhomën Përfaqësuese për votim.
Demokratët kanë sugjeruar se republikanët kanë shtruar çështje procedurale për ta ndalur legjislacionin për shkak të lojalitetit ndaj presidentit, Donald Trump, administrata e të cilit e ka kritikuar pakon e sanksioneve se është potencialisht shumë kufizuese për Rusinë.
Lideri demokrat në Senat, Chuck Schumer, tha se republikanët në Dhomën Përfaqësuese duhet ta kalojnë këtë legjislacion “sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
“Përgjigjja ndaj sulmit rus në demokracinë tonë duhet të jetë çështje dypartiake, e cila i bashkon demokratët dhe republikanët në Senat dhe Dhomë”, tha Schumer.
Senatori tjetër demokrat, Dick Durbin, tha se “republikanët në Dhomë janë pak të nxehtë, ndërsa Shtëpia e Bardhë është e ftohtë sa u përketë sanksioneve ruse”.
Anëtari i njohur i Dhomës Përfaqësuese, demokrati Eliot Engel, tha se është i shqetësuar se vonesa do t’i mundësojnë administratës Trump zbutjen e legjislacionit.
Por, kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, republikani Bob Corker, tha se beson se ekziston “interes i fuqishëm” në Dhomën Përfaqësuese për miratimin e legjislacionit për sanksionet ruse, që është i ngjashëm me atë që kaloi në Senat.
“Unë nuk dëshiroj në asnjë mënyrë të deklaroj se si ata duhet të veprojnë duke e bërë punën e tyre”, tha Corker, dhe ka shtuar se “ata nuk veprojnë kështu me ne”.
AshLee Strong, zëdhënëse e kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha se zoti Ryan beson se Kongresi duhet të bëjë më tepër për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.
Ajo tha se “ne do të përcaktojmë rrugën e lëvizjes përpara në Dhomë”, pasi Komiteti i Punëve të Jashtme ta përfundojë rishqyrtimin e legjislacionit.
Kryesuesi i këtij komiteti, Ed Royce, ka thënë se po punon në ndërtimin e mbështetjes dypartiake për sanksione, për shkak të asaj që ai i cilësoi si “aktivitete të rrezikshme të Rusisë” gjatë zgjedhjeve amerikane.
Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka ofruar pak mbështetje për legjislacionin e Senatit. Gjatë një dëshmie javën e kaluar në Kongres, ai tha se administratës Trump i duhet “fleksibilitet për harmonizim të sanksioneve, që t’i plotësojnë nevojat për atë që gjithnjë është një situatë diplomatike në zhvillim”.
Tillerson ka sugjeruar se sanksionet e tepruara agresive mund të çojnë që Moska t’i ndërprejë bisedat e premtuara potencialisht me Uashingtonin.
Pakoja e sanksioneve e miratuar në Senat, synon kritikën e ashpër ndaj Rusinë për atë që agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë konkluduar se ishte fushatë sekrete për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, për ta favorizuar Trumpin. /REL/
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...