Lajme

Sanksionet e BE-së larguan investitorët e huaj nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 30 December 2023

Situata e pafavorshme politike dhe sanksionet e Bashkimit Evropian ndikuan pothuajse në çdo sektor.

E goditjen më të madhe sipas ekspertëve të fushës, po thuhet se e mori ekonomia.

Sipas tyre, qeveria duhet të fokusohet në përmirësimin e imazhit, përndryshe do të humb shumë investitorë të huaj.

-Advertisement-

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

“Ne si Odë e Ekonomisë jemi munduar që Kosovën ta prezantojmë si ambient të mirë për biznes në mediat botërore dhe jemi duke shfrytëzuar udhëheqjen e Odave të Ballkanit perëndimor për promovime. Edhe me Odat ekonomike të BE-së kemi arritur t’i mbajmë  mbi 17 organizime. I fundit ishte kur i patëm mbi 100 kompani prezentë në Kosovë prej Turqisë”.

Se sanksionet që i merr Kosova nga vendet e tjera ndikojnë në shtimin e investitorëve të huaj e thotë edhe Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve

“Me sanksione është duke iu dëmtuar imazhi i vendit duke sjellë mosnjohje politike. Po ashtu Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe këto janë pasojë e dobësimit të politikës së jashtme të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtar”.

E për ish-kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliun, gjendja viteve te fundit eshte mjeruese.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i OEK

“Ajo çka është duke ndodhur viteve të fundit është një mjerim që ka katandisur Kosovën, por besoj që efekti i masave do të reflektohet dhe do jetë një goditje e madhe për imazhin e Kosovës, është fakt që në Kosovë përfundimisht opozita është inerte dhe është  fati i Qeverisë Kurti që ai nuk e ka një Albin Kurti në opozitë”.

Sipas ekspertëve, qeveria duhet të përdorë miqtë e saj ndërkombëtar për heqjen e këtyre sanksioneve./T7

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera