Kuzhina

Sandviç i shijshëm me tuna dhe avokado

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 22 July 2019

Përbërësit:

– 1/3 avokado
– ½ lugë gjelle lëng limoni
– 120g tunë e konservuar
– 2 rriska domate
– Marule
– 1 qepë e kuqe
– 2 rriska bukë të bardhë
– Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija
– Vaj ulliri

Përgatitja:

-Advertisement-

– Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prini në formë të gjysmë hënës

– Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri

– Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabartë në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni

– Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës. Ju bëftë mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera