Lajme

Sanduloviq akuzon regjimin e Vuçiq se rrënuan varret e serbëve në Kosovë për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 15 February 2024

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, k akuzuar presidentin Aleksandar Vuciq, se po vazhdon të maltretojë atë dhe familjen e tij pas homazheve që politikani serb bëri tek varri i komandantit Adem Jashari dhe vuri lule tek varri i Blerina Jasharit.

Në një postim në rrjetin social X ai ka publikuar pamje duke akuzuar se regjimi i Vuciq i ka demoluar varrin e së ëmës, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo përvec kësaj Sanduloviq ka thënë se tani po dihet se kush i rrënoi varrezat e Serbëve në Kosovë, për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve.

-Advertisement-

Ai thotë se tani pasi u demolua varri i nënës së tij është plotëissht e qartë se kush i rrënoi varret e serbëve në Kosovë.

“Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë! Tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve. Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, shkruan Sanduloviq në X.

Kujtojmë se politikani serb u rrah u kidnapua nga regjimi i Vuciq pas homazheve tek varret e Jasharëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera