Kuzhina

Sanduiçë furre me bukën e djeshme

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 13 March 2018

Çfarë bëni me bukën e djeshme?

Neve na pëlqen ta bëjmë sanduiçë furre, që mund të quhet gjithçka tjetër përveç se një mëngjes i zakonshëm.  Mos e lini pa e provuar!

Ja po ua themi sesi i përgatisim këta sanduiçë Me Shije.

-Advertisement-

Simiteve largojuni pjesën e sipërme. Pastaj hiqjuni edhe pak nga tuli i brendshëm. Në gropëzën e krijuar, hidhni një lugë gjelle ajkë për gatime/hopla, pastaj shtoni pak proshutë të fërguar për pak minuta, shtoni edhe djath sipas dëshirës dhe në fund mbi sanduiçin thyeni një vezë.

Sanduiçët e përgatitur kështu futen në furrën e parangrohur në 180 gradë derisa të piqet veza.

Bashkë me sanduiçët piqini edhe pjesët e sipërme të simiteve, që i keni hequr nga ato më herët. Por para se ta bëni këtë, mos harroni t’i lyeni me pak vaj ulliri!

Mjam, mjam!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera