Sanders mbledh 1.8 milion dollarë për bamirësi nga fotografia e famshme
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 January 2021
Fotografia e famshme e senatorit Bernie Sanders në inaugurimin e Trumpit dhe dorezat e tij me një gisht ndikuan që të mblidhen 1.8 milion dollarë për pesë ditë për organizata të bamirësisë në vendlindjen e tij, Vermont.
Shuma e tillë u grumbullua nga shitja e mallrave me fotografinë e bërë më 20 janar, ku Sanders shihet i vetmuar, me maskë dhe doreza, gjatë inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden.
Sanders i vendosi në uebfaqen e tij disa mallra me fotografinë e famshme të enjten në mbrëmje dhe grupi i parë i mallit u shit për më pak se 30 minuta, njoftoi vetë senatori. Malli u shtua gjatë fundjavës, por u shit i tëri përsëri të hënën në mëngjes, shkruan AP.
“Jane dhe unë u mahnitëm nga i tërë kreativiteti i shfaqur nga shumë njerëz gjatë javës së kaluar dhe neve na vjen mirë që mund ta përdorim famën time në internet për t’i ndihmuar vermontasit në nevojë”, tha Sanders përmes një deklarate me shkrim.
“Por as kjo shumë e parave nuk është zëvendësim për veprim nga Kongresi dhe unë do të bëj gjithçka që mundem në Uashington për t’u siguruar që punëtorët në Vermont dhe në mbarë vendin ta marrin ndihmën që u nevojitet në mesin e krizës më të rëndë me të cilën jemi përballur që nga Depresioni i Madh”, thuhet më tej në deklaratë.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...