Sport

Sancho te United? Agjenti i anglezit sqaron gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 25 March 2019

Emri i Jadon Sancho po lidhet ngushtë me kalimin e tij te Manchester United, teksa klubi anglez është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për sulmuesin e talentuar.

Në lidhje me të gjithë këto zëra është përgjigjur agjenti i lojtarit, Michael Zorc, i cili theksoi se të gjithë këto informacione që po qarkullojnë së fundi janë të pavërteta dhe se klienti i tij do vijojë të qëndrojë te Borussia Dortmund.

“Nuk di asgjë për këtë dhe nuk ka rëndësi. Unë jam shumë larg nga përcaktimi i një çmimi për Sancho, por unë do të them se, madje edhe për klubin më të madh në botë, transferimi i tij do të ishte i vështirë tani. Jadon do të luajë tek Dortmund sezonin e ardhshëm dhe ne patjetër po përgatitemi për këtë”, tha agjenti Zorc në një intervistë për “Bild”.

-Advertisement-

Zorc shtoi se 19-vjeçari nuk do të luajë përjetë te Dortmund, por për momentin do qëndrojë në Gjermani. Kujtojmë që në tetor Sancho firmosi kontratën e re, që e mban të lidhur me Dortmund deri në qershor të vitit 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera