Sport

Sancho shkëlqen me het-trik në fitoren e thellë të Dortmundit

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 31 May 2020

Dortmund kthehet te fitoret me një paraqitje mbresëlënëse nga Sancho.

Jadon Sancho ka shënuar tre gola në fitoren e madhe të Borussia Dortmund, që vjen pas humbjes nga Bayern Munich.

Dortmund e mposhtu 6-1 Paderbornin për të rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 19 në Bundesliga.

-Advertisement-

Sancho shënoi tre gola për t’i quar shifrat në 17 finalizime deri më tani këtë edicion në Bundesliga, derisa ka dhuruar edhe 17 asiste.

Ai shënoi në minutat 57’, 74’ dhe 90′, derisa golat tjerë për Dortmundin i shënuan  Thorgan Hazard 54’, Achraf Hakimi 83’ dhe Marcel Schmelzer 89’.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Hunemeier nga penalltia në minutën e 72’. Pas kësaj fitore, Dortmund ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, 7 më pak se lideri, Bayern Munich.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera