Sport

Sancho arrin marrëveshjen me kampionët

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 29 July 2024

Sfumohet objektivi Jadon Sancho për Juventusin. Sulmuesi i djathtë e mbylli sezonin i huazuar te Borussia Dortmundi, klub ku shpërtheu dhe u bë ndër më të mirët në rolin e tij.

Anglezi është rikthyer te Manchester United, por nuk ka ndërmend të vijojë karrierën në “Old Trafford” për sa kohë që trajneri do të jetë holandezi Erik ten Hag.

Bardhezinjtë e Juventusit po tentojnë ta transferojnë në Serie A, por e ardhmja e Sanchos quhet PSG. Kampionët e Francës kanë vepruar shpejt dhe kanë arritur një marrëveshje me agjentin e 24-vjeçarit.

-Advertisement-

Kryeqytetasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket pagës sezonale që do të përfitojë futbollisti në “Parc des Princës”. Tani është radha e marrëveshjes me United.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 60 mln euro për kartonin e lojtarit ofensiv, ndërkohë që te PSG janë gati të përfshijnë 3 lojtarë të tjerë në këtë operacion.

Emra si Nordi Mukiele, Milan Skriniar dhe Manuel Ugarte janë ata që u propozohen ishullorëve. Futbollistë që vlerësohen nga tekniku Ten Hag, kështu që së shpejti pritet dakordësia totale mes klubeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera