Sport

Sanchez sot në Milano

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 28 August 2019

Alexis Sanchez është tashmë lojtar i Interit. Transferimi i tij nga Manchester United nuk është bërë ende zyrtar, por futbollisti kilian pritet të mbërrijë sot në Milano për të përfunduar procedurat e fundit për kalimin te zikaltërit.

Inter do të paguajë 5 milionë euro të pagës së Sanchez, e cila arrin në total në 12 milionë euro, por pjesa e mbetur do të vazhdojë të paguhet nga Manchester. Lojtari do të jetë për dy vite me huazim pa të drejtë blerje tek Inter.

Nga Inter është larguar dje edhe Joao Mario, i cili ka firmosur kontratën me rusët e Lokomotivës së Moskës.

-Advertisement-

Por Beppe Marotta nuk parashikon të mbyllë kaq shpejtë merkaton, pasi mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja me Fiorentinën për Cristiano Biraghi. Do të jetë braziliani Dalbert që do të shkojë te Fiorentina për të mundësuar shkëmbimin.

Biraghi do të transferohet tek Interi në formë huazimi me të drejtën e blerjen nga klubi zikaltër për 12 milionë euro. Të enjten do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare. Nga ana tjetër Dalbert do të tentojë të ringrihet te skuadra vjollcë, ku do të luajë në formë huazimi për një sezon.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, Interit i ka mbetur vetëm një çështje e madhe për të zgjidhur: e ardhmja e Mauro Icardi-t.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera