Sport

Sanchez shpallet fajtor, dënohet me 16 muaj burg

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 07 February 2018

Sulmuesi kilian është dënuar me 16 muaj burg për shmangie të tatimit, por të cilat nuk do t’i vuajë, pasi do ta paguajë borxhin me një normë të caktuar interesi

Alexis Sanchez është shpallur fajtor dhe është dënuar me 16 muaj burg për evazion fiskal, të lidhur me të drejtat e imazhit të tij sa luante tek Barcelona.

Kiliani qe akuzuar se ka mashtruar tatimorët spanjollë duke i ikur pagesës së 1 milionë eurove nga vitit 2012 deri në vitin 2013.

-Advertisement-

Por Sanchez nuk do të shkojë në burg pasi tashmë ka arritur akord me prokurorinë që të paguajë shumën që ka borxh, me një normë të caktuar interesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera