Sport

Sanchez merr vizën amerikane, i bashkohet M.Utd në turne

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 22 July 2018

Alexis Sanchez iu bashkua skuadrës së Manchester United në SHBA për turin parasezonal.

Sulmuesi kilian e zgjidhi problemin me vizën që iu shfaq përpara disa ditësh dhe tani është në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho.

Sanchezit iu mohua viza nga autoritetet amerikane për shkak të dënimit të tij prej 16 muajsh për evazion fiskal të kryer në Spanjë, duke humbur kështu mundësinë për të luajtur në sfidën mes Manchester United dhe Club America, e mbyllur me rezultatin 1-1.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera