Sport

Sanchez: Kurrë nuk do të pendohem për kalimin tek Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 04 September 2019

I konsideruar nga shumë ekspertë të futbollit si një dështim, Alexis Sanches nuk është penduar që u transferua tek Manchester United.

Në një intervistë për BBC kiliani thotë se nuk pendohet se kaloi nga Arsenal tek Manchester United. “Kur u transferova tek Arsenal ishte fantastike, por United po rritej. Manchesteri po blinte lojtarë që të fitonte diçka.

Unë iu bashkova atyre që të fitoja gjithçka dhe nuk pendohem për këtë vendim. Këtë do ta them gjithmonë. Është klubi që ka fituar më shumë se të tjerët në Angli”.

-Advertisement-

30 vjeçari në janar të 2018 kaloi nga Arsenal tek Manchester United dhe u bë lojtari më i paguar i ekipit ku përfitonte 400.000 paund në javë, por kurrë nuk arriti ta justifikonte këtë pagë pasi në 45 ndeshje ai shënoi vetëm 5 herë.

Sanches pas 19 muajve tek ‘Djajtë e Kuq’ u bashkua me Interin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera